Procesi i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të ndërtohet mbi të arriturat e saj në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në takimin me komisionerin evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Olivér Várhelyi, i cili po qëndron për vizitë në Bullgari.
Radev theksoi se vendi ynë pret rezultate në dialogun dypalësh me fqinjin tonë jugperëndimor, duke përfshirë sigurimin e garancive kushtetuese për respektimin e të drejtave të bullgarëve maqedonas dhe veprime reale për çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare shekullore, zbatimin e Traktatit dypalësh të miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit. “Bullgaria është e hapur për dialog me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me institucionet dhe partnerët evropianë në kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme”, tha Presidenti.
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..