Zhvillimi i infrastrukturës në Bullgari u diskutua në Sofje nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal në dorëheqje Grozdan Karaxhov dhe komisionerja evropiane për kohezionin dhe reformat Eliza Ferreira.
Zhvillimi i Bullgarisë gjatë 20 viteve të fundit ka rritur dallimet e saj me vendet e tjera evropiane, tha Karaxhov. 80% e kapacitetit prodhues është rreth autostradës Trakia, dhe Veriu është i varfër. Rrugët ekzistuese me dy korsi nuk mjaftojnë për të transportuar mallra. Ndërtimi i korridoreve të mira të transportit në drejtimin veri-jug do të përmirësojë lidhjen e Bullgarisë me vendet fqinje dhe portet kryesore në to, shtoi gjithashtu Karaxhov.
Sipas Ferreira, situata në vendin tonë është e ngjashme me atë në vendet e tjera evropiane 15-20 vite më parë. Ajo tha se në vitet e ardhshme vendi ynë do të ketë akses në 17 miliardë euro nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal. Megjithatë, investimet duhet të kenë prioritet në mënyrë që të jenë efektive.Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..