Artistja bullgare Maria Bakallova bëhet pjesë e universit të super heronjve Marvel. Bullgarja do të marr pjesë në “Mbrojtësit e Galaktikës 3” (“Guardians of the Galaxy”), bashkë me Chris Pratt, Zoe Saldana, Vin Diesel dhe Dave Bautista. Aktorja e ripohoi lajmin dhe shkroi: “Unë jam njeriu më i lumtur dhe i emocionuar në botë! Ky ishte një nga sekretet më të vështira për tu ruajtur dhe nuk mund të besoj se tanimë është realitet.”
Akoma nuk është bërë e qartë se çfarë roli do të kryejë artistja e nominuar për Oskar Maria Bakallova, por dihet se duhet të dalë nëpër kinema më 5 maj 2023. Regjisor dhe skenarist i pjesës së tretë finale nga “Mbrojtësit e Galaktikës” është James Gunn. “Mbrojtësit e Galaktikës” është një nga seritë në universin e filmit Marvel, ku dy filmat e parë ishin jashtëzakonisht të suksesshëm - me të ardhura totale mbi 1.6 miliardë dollarë.Për momentin, tema e pjesës së tretë mbahet sekret.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..