Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov: Jemi gati për të formuar një qeveri të pakicës

| rinovuar më 22-06-08 7.47.MD
Foto: BGNES

Është më mirë të kemi një qeveri të pakicës, sesa të na shtrëngojnë duart. Këtë e tha në një konferencë për mediat Kryeministri Kirill Petkov, pasi Sllavi Trifonov njoftoi se po i tërheq ministrat e “Ka një popull të tillë” dhe shpalli fundin e koalicionit.

"Ne nuk do të shpenzojmë asnjë levë në një mënyrë të pakontrolluar," theksoi Petkov. Ai shpjegoi se në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u diskutua për përditësimin e buxhetit, Ministri i Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov, i cili është nga kuota e “Ka një popull të tillë”, kërkoi një rritje të paprecedentë të buxhetit të dikasterit të tij me 3.6 miliardë leva /1. 84 euro/ për t'u paguar për të njëjtat kompani që janë hetuar muajt e fundit nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Ndarja e mjeteve shtesë në kuadrin e kontratave ekzistuese për ndërtimin e autostradës “Hemus” ishte një vendim i përbashkët i qeverisë dhe jo i Ministrit të Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov. Këtë e deklaroi për bTV vetë Grozdan Karaxhov pas deklaratës së Kryeministrit.

Petkov tha se reformat dhe premtimet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” për luftimin e korrupsionit do të zbatohen. Për këtë qëllim Komisioni Kundër Korrupsionit do të kryesohet nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov shprehu shpresën se "Ka një popull të tillë" do të kthehet në tryezën e bisedimeve, sepse është e rrezikshme që shteti të futet në një kaos tjetër. Ai pranoi se koalicioni duhet të rimendojë mënyrën se si funksionon,bëri të ditur reporterja e BNR, Dobrina Karambollova.

"Zgjedhjet tani nënkuptojnë më shumë kaos, thellim të krizave, pasiguri, mungesë të një Kuvendi Popullor i cili të jetë në gjendje të marrë vendime adekuate, dhe ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë," tha liderja e BSP-së Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ekonomisë në kabinetin “Petkov” Kornelija Ninova, transmetoi BGNES.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një avion është gati të fluturojë për të evakuuar bullgarët nga Libani

Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të bullgarëve atje. Kështu i është raportuar kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev të hënën në mëngjes..

botuar më 24-09-30 11.27.PD
Evtim Milloshev

Një sezon veror rekord, por edhe probleme në rritje raportohen në turizëm

Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin 2019, tha për bTV ministri i turizmit në detyrë, Evtim Milloshev. Por ka edhe shumë probleme -..

botuar më 24-09-30 9.12.PD

Për herë të parë që nga viti 1985, drejtimi i të dhënave demografike po ndryshon

Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..

botuar më 24-09-29 10.05.PD