Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov: Jemi gati për të formuar një qeveri të pakicës

| rinovuar më 22-06-08 7.47.MD
Foto: BGNES

Është më mirë të kemi një qeveri të pakicës, sesa të na shtrëngojnë duart. Këtë e tha në një konferencë për mediat Kryeministri Kirill Petkov, pasi Sllavi Trifonov njoftoi se po i tërheq ministrat e “Ka një popull të tillë” dhe shpalli fundin e koalicionit.

"Ne nuk do të shpenzojmë asnjë levë në një mënyrë të pakontrolluar," theksoi Petkov. Ai shpjegoi se në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u diskutua për përditësimin e buxhetit, Ministri i Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov, i cili është nga kuota e “Ka një popull të tillë”, kërkoi një rritje të paprecedentë të buxhetit të dikasterit të tij me 3.6 miliardë leva /1. 84 euro/ për t'u paguar për të njëjtat kompani që janë hetuar muajt e fundit nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Ndarja e mjeteve shtesë në kuadrin e kontratave ekzistuese për ndërtimin e autostradës “Hemus” ishte një vendim i përbashkët i qeverisë dhe jo i Ministrit të Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov. Këtë e deklaroi për bTV vetë Grozdan Karaxhov pas deklaratës së Kryeministrit.

Petkov tha se reformat dhe premtimet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” për luftimin e korrupsionit do të zbatohen. Për këtë qëllim Komisioni Kundër Korrupsionit do të kryesohet nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov shprehu shpresën se "Ka një popull të tillë" do të kthehet në tryezën e bisedimeve, sepse është e rrezikshme që shteti të futet në një kaos tjetër. Ai pranoi se koalicioni duhet të rimendojë mënyrën se si funksionon,bëri të ditur reporterja e BNR, Dobrina Karambollova.

"Zgjedhjet tani nënkuptojnë më shumë kaos, thellim të krizave, pasiguri, mungesë të një Kuvendi Popullor i cili të jetë në gjendje të marrë vendime adekuate, dhe ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë," tha liderja e BSP-së Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ekonomisë në kabinetin “Petkov” Kornelija Ninova, transmetoi BGNES.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 63% të bullgarëve, rritja e furnizimeve me armë për Ukrainë është një "ide e keqe"

Optimizmi ukrainas përplaset me skepticizmin bullgar dhe evropian përpara samitit të NATO-së, me ndarjet që shfaqen mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe se si do të përfundojë lufta. Këto janë përfundimet në një raport të bazuar në një studim të ri të..

botuar më 24-07-03 4.16.MD

Nëpërmjet Jordanisë, Bullgaria dërgoi ndihma humanitare në Gaza

Ndihma humanitare e ofruar nga Bullgaria për popullsinë civile të Gazës u nis me kamionë për në rajon më 29 qershor, njoftoi në Facebook Ambasada Bullgare në Jordani.Dërgesa përfshin ushqime, ilaçe, tenda dhe mallra të tjera thelbësore. Ato do t'u..

botuar më 24-07-03 12.13.MD

Grupi parlamentar i “Veliçie” u shemb, Këshilli Atlantik bëri thirrje për formimin e qeverisë

Këshilli Atlantik i Bullgarisë u bëri thirrje të gjithë "deputetëve me orientime euroatlantike" të mbështesin kabinetin e propozuar nga GERB-SDS. Në qëndrimin e Këshillit thuhet: “Nëse “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” nuk..

botuar më 24-07-03 10.44.PD