Kompania Shtetërore e Konsolidimit njoftoi se do të raportojë në Prokurori për parregullsitë e konstatuara në kompaninë shtetërore për tregti të jashtme të mallrave speciale “Kintex”. Sipas raportit financiar të kompanisë për tremujorin e parë të vitit 2022, ajo ka marrë 17 herë më pak fitim sesa fitimi për të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sipas Kompanisë Shtetërore të Konsolidimit, drejtori i “Kintex”, Aleksandër Mihajllov, e ka menaxhuar kompaninë i vetëm, dhe kontratat nuk janë raportuar. Nga ana e vet drejtori i pushuar nga detyra Mihajllov u tha gazetarëve se ai është shpifur. Sipas tij, është eksportuar armë me vlerë 200 milionë leva (102 milionë euro) përmes Rumanisë në Poloni, me destinacion përfundimtar Ukrainën.
"Zëvendëskryeministri Asen Vasilev mund të paraqesë një raport nga Agjencia e Doganave për armët, për sa para janë eksportuar mallrat pas fillimit të luftës. Mund të rezultojë se rritja është 45-47 herë," tha Mihajllov. Bëhet fjalë kryesisht për raketa 122 milimetrash për BM-21 “Grad”.Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e deklaroi në Varna ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov. Ai vuri në dukje se gati..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të Shtetit, Ligjin për Transportin Rrugor dhe Rregulloren për kushtet dhe procedurat e sigurimit të fondeve..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e denjë - pagë e mirë! Pa transport, nuk ka ekonomi!", organizuar nga sindikatat më të mëdha...
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..