Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ish-shefi i “Kintex”: Armë për 200 milionë leva është eksportuar me destinacion përfundimtar Ukrainën

Foto: BGNES

Kompania Shtetërore e Konsolidimit njoftoi se do të raportojë në Prokurori për parregullsitë e konstatuara në kompaninë shtetërore për tregti të jashtme të mallrave speciale “Kintex”. Sipas raportit financiar të kompanisë për tremujorin e parë të vitit 2022, ajo ka marrë 17 herë më pak fitim sesa fitimi për të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Sipas Kompanisë Shtetërore të Konsolidimit, drejtori i “Kintex”, Aleksandër Mihajllov, e ka menaxhuar kompaninë i vetëm, dhe kontratat nuk janë raportuar. Nga ana e vet drejtori i pushuar nga detyra Mihajllov u tha gazetarëve se ai është shpifur. Sipas tij, është eksportuar armë me vlerë 200 milionë leva (102 milionë euro) përmes Rumanisë në Poloni, me destinacion përfundimtar Ukrainën.

"Zëvendëskryeministri Asen Vasilev mund të paraqesë një raport nga Agjencia e Doganave për armët, për sa para janë eksportuar mallrat pas fillimit të luftës. Mund të rezultojë se rritja është 45-47 herë," tha Mihajllov. Bëhet fjalë kryesisht për raketa 122 milimetrash për BM-21 “Grad”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD