Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vera e vitit 2022 – çmimet po rriten, si dhe ata që dëshirojnë të pushojnë në bregdetin bullgar të Detit të Zi

Plazh Veleka
Foto: Facebook /Plazh Veleka

Duket se na pret një verë e suksesshme, pavarësisht nga pandemia e cila vazhdoi më shumë se 2 vjet dhe pavarësisht nga lufta në Ukrainë, e cila po e rrit ndjenjën për një paparashikueshmëri në industri. Nga Instituti për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm, presin 9 milionë veta (me milionë e gjysmë më shumë sesa gjatë verës së kaluar) të zgjedhin bregdetin bullgar të Detit të Zi për pushimin e vet.

Në sfondin e prognozave optimistike, është alarmant kërcimi i pandalshëm i çmimeve të karburanteve, energjisë elektrike, ushqimeve e tjera.  Shpenzimet për pushime janë rritur ndjeshëm këtë vit. Dhe nëse gjatë verës së vitit 2021 çmimi mesatar i një pushimi njëjavor buzë detit për një familje katër anëtarësh kushtonte 1700 leva, tani çmimi arrin 2400. Një pushim shtatë ditor për një njeri, buzë valëve të detit sivjet del aty rreth 200-300 leva më shtrenjtë. Por, çdo gjë varet nga kategoria e hotelit dhe nëse rezervimi është për kulmin e sezonit apo jashtë tij. Midis 20-30% tatëpjetë janë rritur çmimet e paketave turistike në Sllënçev Brjag, deklaroi përpara ditëve Teodor Pastarmaxhiev, anëtar i Bordit Drejtues të Bashkimit të Pronarëve në Sllënçev Brjag në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Midis 10 dhe 20 për qind më shumë, krahasuar me verën e kaluar, do tu dalë pushimi në Bregdetin Verior - mësojmë nga Pavlin Kosev - kryetar i Shoqatës së Restorantorëve dhe Hotelierëve të Varnës:

“Bëjmë çdo gjë të mundur të balancojmë me buferët, të cilët i kemi pasur për optimizimin e shpenzimeve, me qëllim që shtrenjtimi të mos bjerë  drejtpërsëdrejti mbi turistin, sepse nuk kemi interes nga shtrenjtimi i madh dhe i menjëhershëm të paketave turistike” - është kategorik Kosev.

Sipas tij, paketat që lidhen me turizmin e organizuar negociohen me partnerët e huaj të paktën një vit më përpara  “Ne nuk mundim ashtu siç duam të rrisim çmimet, sepse tanimë jemi të përfshirë në katalogët e tyre”, thotë Kosev dhe shton:

“Tani kemi arritur të negociojmë çmimet e reja me disa partnerë, por me të tjerët, ku paketat dhe shërbimet tona tashmë janë shitur me çmimet e vjetra, nuk kemi pasur sukses. Pra, situata është mjaft dinamike”.

Nëse në dy verat e fundit çadrat dhe shezlongjet janë dhënë me qira për shuma simbolike për shkak të pandemisë, tashmë hija buzë dallgëve të detit mund tu dalë mjaft e kripur. Duke u filluar prej 30 leva për çadër dhe dy shezlongje dhe vazhdohet më tutje. Në vende të veçanta pushimi juaj tepër komfort në plazh do tu kushtojë sa një fjetje në hotel.

Por në det, si në det! Njerëzit të cilët disponojnë me një buxhet më modest, zgjedhin kampingjet. Por, aty po kështu i pret një rritje e çmimeve. Në kampingun e njohur “Gradina” këtë verë çmimet për natë janë rritur me 10%.

Por, çfarë të themi për shpenzimet për ushqim, të cilat janë një pjesë serioze nga buxheti i ndarë për pushim? Një birrë më e shtrenjtë, peshk caca, qofte dhe sallata pothuajse kudo, llogarisin pushuesit e parë sivjet.  Në bazë të një informacioni të miqve të Radio Bullgarisë në plazhin në Veleka, buzë qytetit jugor pushimor Sinemorec, fresh/lëng portokalli kushton 9 leva, birra - 7 leva, kurse një porcion me peshk safrid me 4 peshq - 15 leva/. Por, këto janë çmimet jashtë pikut të sezonit. Gjatë muajit gusht pritet që ato të rriten edhe më tej .

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /Plazh Veleka, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD
Shtëpia malore

Fillon fushata për përzgjedhjen e "Shtëpisë më të Mirë Malore të Vitit"

Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...

botuar më 24-05-15 8.10.PD

Udhëto emocionalisht - turizmi si një përvojë autentike dhe vetmi me natyrën

Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..

botuar më 24-05-08 7.10.PD