Gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan 182 raste të reja me koronavirus nga 4061 testet e kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 4.5 për qind e mostrave dhanë rezultat pozitiv. 64 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 68, në rrethin e Sofjes dhe në Stara Zagora - 13 secila dhe në Vraca - 10.
Në spitale trajtohen 351 pacientë – 34 prej tyre në repartet e kujdesit intensiv. 73 për qind e 26 pacientëve të sapoardhur nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19. Tre persona vdiqën – të gjithë të pa imunizuar, ndërsa u shëruan 676.
Rastet aktive janë 73 169.
Të enjten u dhanë 499 doza të vaksinës kundër koronavirusit. 2 059 753 persona janë me imunizim të përfunduar. 758 976 kanë gjithashtu një dozë përforcuese.
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..