Qeveria nuk do të bëjë asgjë për kandidaturën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian pa Parlamentin bullgar. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Kirill Petkov në përgjigje të një pyetjeje gazetareske, transmetoi BTA.
“Gjithmonë e kam bërë të qartë se cili është pozicioni ynë, por megjithatë ka frikë”, tha ai. Ai theksoi se ky është një vendim që duhet marrë në nivel kombëtar dhe shtoi se as ai dhe as qeveria nuk do të bëjnë asgjë për këtë pa mbështetjen e Kuvendit Popullor. Lidhur me planin e Francës për zgjidhjen e problemit, Kryeministri tha se deri tani nuk ka asgjë konkrete.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..