Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatisë ndryshime ligjore për të mbështetur integrimin gjuhësor të fëmijëve të bullgarëve të lindur jashtë vendit ose që kanë kaluar një kohë të gjatë atje. Ideja është që ata të mund të vazhdojnë arsimin e tyre plotësisht në shkollat bullgare. Përfaqësues të Ministrisë dhe të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Vendit diskutuan këtë çështje në komisionin përkatës parlamentar.
Sipas kryetares së Komisionit Antoaneta Coneva, mësimi i bullgarishtes është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kthimin e familjeve bullgare në vendlindje. Bojanka Ivanova nga Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Vendit tha se fëmijët bullgarë që nuk е dinë bullgarisht përballen me një pengesë gjuhësore në Bullgari. Ndaj Asociacioni propozon organizimin e programeve shtetërore 3-vjeçare për trajnime shtesë dhe përshtatje në mjedisin arsimor të nxënësve të ardhur nga jashtë. Tani ata po e përmirësojnë nivelin e zotërimit të bullgarishtes në shkollat private.Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..