Lojëra të gëzuara, buzëqeshje fëmijësh dhe karamele bojëra bojëra -kështu me fjalë të thjeshta mund të pikturojmë 1 qershorin e sotëm - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një festë e pafajshmërisë, e gëzimit të pastër dhe e vështrimit të ndritshëm drejt së ardhmes. Gjëra, të cilat jetojnë tek çdo një prej nesh, madje dhe kur harrojmë për to. Pyetëm tre ekspert të vegjël në fushën e 1 qershorit, që të mund të kuptojmë se çfarë bëjnë në fakt fëmijët në ditën e sotme. Sipas Bogomilit i cili është 9 vjeç:
„Festojnë dhe dëfrejnë bashkë me familjen e tij, me shokë dhe luajnë ndonjë lojë”.
Lumturia e vërtetë fshihet tek shokët - na thotë Samuill, i cili është 6 vjeç e gjysmë. Vetë ai ka rreth 20.Sekreti për gjetjen e një shoku të mirë është fare i thjeshtë, mendon ai. “Kur ti ke një qëndrim të mirë ndaj tij”, na e zbulon Sami.
Për Mateon 4 vjeç fëmijët në ditën e sotme bëjnë disa gjëra speciale.
“Mblidhen dhe dëfrejnë me muzikë. Dhe unë luaj me të mëdhenjtë në futboll.”
Futboll do të ketë dhe sot në oborrin e Shtëpisë së Vjetër (Radios Kombëtare Bullgare), ku kolegët tanë kanë përgatitur një festë të gëzueshme për vogëlushët të titulluar “Ne fëmijët në Radion Kombëtare Bullgare”, me hyrje të lirë dhe një ftesë të posaçme ndaj të gjithë fëmijëve ukrainas, të cilët kanë mundësi dhe dëshirë të përfshihen në festë. Grupi vokal “Radio-fëmijë” do të këndojë këngë të dashura, kurse pas një pauze të gjatë virtuozët nga Orkestra për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare do të presin përsëri adhuruesit e vet më të vegjël në studion numër Një të Radios, që t’i njohin me sekretet e instrumenteve bullgare në një koncert të posaçëm arsimor.Por, nëse vendosni të ktheheni mbrapa në kohë dhe t’u tregoni fëmijëve tuaj se çfarë do të thotë të luajnë në lojën “rojet dhe apashët”, kukafshehthi, badminton, damë, llastik, tërheqje me litar, dhe lojëra të tjera, parku “Geo Milev” në Sofje dhe iniciativa “Lojërat e viteve 90” është vendi juaj. E pyetëm Mateon nëse e di sesi luhet loja kukafshehthi. “Po” u përgjigj ai pa asnjë lloj dyshimi: “Fshihen dhe maten”.
Por, kush fshihet dhe se çfarë “matet” kjo do të mbetet si detyrë për t’u zgjidhur nga prindërit e tij. Organizatorët e “Lojërave të viteve 90” duan vetëm që t’i nxjerrin fëmijët jashtë, larg nga telefonat dhe tabletat dhe t’i detyrojnë fëmijët, vogëlushët dhe të mëdhenjtë të dëfrejnë jashtë bashkë mes natyrës.
Deti po kështu do të mbajë frymën e buzëqeshjeve të fëmijëve sot. Për herë të pestë të radhës në parkun e kompleksit “Izgrev” në qytetin Burgas organizohet “Izgrev Park Fest 2022” për krijuesit e vegjël. Nën moton “Le t’ju them”. Në park do të vendosen akoma punëtori krijuese, një bibliotekë plot libra atraktivë etj. “Tek ne, në këtë ditë emocioni gjithmonë është shumë i madh! Argëtohen jo vetëm fëmijët por dhe të moshuarit!” pohon bibliotekarja e vatrës së kulturës Donka Kostadinova.
Kurse Sami i vogël na kujton se gjëja më e rëndësishme në jetë është familja dhe me buzëqeshje i drejton urimet e tij ndaj të gjithë fëmijëve nëpër botë:
“Kurse Bogi shton:
“Të jenë shëndosh e mirë, të kenë shumë fat dhe shumë peshqeshe”.
Dhe nëse çuditeni se çfarë peshqeshesh duan fëmijët për 1 qershorin, Bogi përgjigjet në mënyrë kategorike - nga të gjitha llojet! Kurse ne do të shtojmë se më të rëndësishmet prej tyre janë buzëqeshjet e fëmijëve dhe ndjenja e tyre e sigurisë dhe ngrohtësisë. Jua dhuroni sot me bollëk!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / @igritena90te, arkiv
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..