Kryeministri Kirill Petkov ripohoi, se partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” mori ftesë për aderim me grupin liberal evropian “Rinovo Evropën”. Partia më e madhe parlamentare në Bullgari do të vendosë nëse do të aderohet në një mbledhje të këshillit ekzekutiv.Petkov tha se Grupi i Liberalëve Evropianë duket një vend logjik për “Po e vazhdojmë ndryshimin”, por do të vendosë kushte për vendosjen e standardeve të reja më të larta kundër korrupsionit.
Nga Bullgaria anëtare e “Rinovo Evropën” është Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). I pyetur nga gazetarët nëse ai dëshironte që DPS të largohet në mënyrë që partia e tij t’i bashkohet “Rinovo Evropën”, Petkov tha: “Unë do të pyesja se çfarë duhet të bëjë DPS për t’u ndjerë pjesë e këtij standardi të ri.Për shembull, “si do t’i justifikonin njerëzit nga Ligji Magnitski për të qenë në rolet e tyre drejtuese, në rreshtin e parë të parlamentit, kur flasim për një standard më të lartë në nivelin e korrupsionit”.
Kujtojmë se në mesin e të sanksionuarve nga Ligji Magnitski është edhe deputeti i DPS-së, Deljan Peevski.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..