Mbi 15 000 tituj nga më shumë se 130 botues anembanë vendit, të vendosura në 60 tenda, shumë premiera dhe një program i pasur kulturor ditor.Këtë do të propozojë pazari i 15 Pranveror i librit në Sofje, i cili fillon më 30 maj dhe vazhdon deri më 5 qershor në parkun përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Gjatë kohës së edicionit të sivjetshëm do të zhvillohet dhe Festivali i Pеstë Ndërkombëtar Letrar i Sofjes, i cili do të ketë njëskenë të formuar më vete me një program, kushtuar dashurisë ndaj leximit, letërsisë dhe shkrim-leximit funksional tek adoleshentët.
Dita e fëmijëve - 1 qershor do të jetë një aksent i posaçëm në javën letrare, që do të kthehet në një festë të vërtetë përzotërinjtë e vegjël të germave, tha për Radio Bullgarinë Desisllava Aleksieva, kryetare e Shoqatës “ Libri Bullgar”.
“I gjithë programi sivjet është zgjedhur në një mënyrë të tillë, kështu që të jetë i përshtatshëm për publikun e fëmijëve. Do të ketë premiera të shumta. Do të ketë punishte speciale, në të cilat do të punohen ndarëse librash, kopërtina librash dhe shumë ngjarje të tjera interesante dhe me kuriozitet”, shpjegon Aleksieva.
Më 1 qershor do të prezantohet libri “Kush nxiton për të kapur peshkun” i Petja Aleksandovës dhe i piktores Nevena Angellova. Libri u dallua nga Biblioteka e Munihut si një nga 200 botimet më domethënëse për vitin 2021.
Motoja kryesore e këtij viti në Pazarin Pranveror është “Alfabetizimi”, dhe arsyen Desislava Aleksieva e shpjegon kështu:
“Që të gjitha studimet në fushën e alfabetizimit, dhe për më tepër të alfabetizimit funksionues tregojnë se leximi i librave është faktori bazë për zhvillimin e kësaj mjeshtërie njerëzore. Sa më shumë fëmijë lexojnë për një kënaqësi, kaq më të larta do të jenë rezultatet e arritura akademike dhe kjo vetëm në testimet standarde në shkolla, por dhe në ditët e përditshme dhe në jetë. Prandaj ne ia përkushtojmë festivalin kësaj teme dhe duam akoma njëherë të deklarojmë domosdoshmërinë e madhe prej titujve të rinj nëpër biblioteka dhe prej investimeve në iniciativa të ndryshme për inkurajimin e leximit. Prandaj po e vazhdojmë dhe iniciativën e suksesshme “Marshimi i Librave” - sqaron ajo.
Pavarësisht nga domosdoshmëria e një strategjie kombëtare në këtë fushë, Aleksieva është kategorike se dashuria e vërtetë ndaj leximit edukohet në familje dhe një rol kryesor për këtë kanë prindërit.
“Në kuadrin e festivalit kemi organizuar dhe një leksion për prindërit, i cili t’u tregojë për mitet dhe gabimet më të shpeshta rreth leximit dhe t’u japë ide sesi ata vetë të mund të bëjnë leximin interesant dhe dëfryes për fëmijët. Dhe kjo jo vetëm në një moshë të vogël, kur fëmijët fillojnë të zhvillojnë interesa të gjithanshme dhe leximi zakonisht shkon në një plan të pasmë. Koha të cilën ne e kalojmë me fëmijën derisa lexojmë bashkë, pa ndonjë rëndësi nëse ai mundet ta bëjë këtë vetë apo jo, është një pjesë shumë e rëndësishme nga edukimi i dashurisë ndaj librit - thotë Desisllava Aleksieva. Sipas fjalëve të kryetares së Asociacionit gjuha është e gjallë dhe ndryshon bashkë me ne, gjë e cila imponon vazhdimisht të lexojmë dhe vazhdimisht të arsimohemi.
“Gjatë kohës së mbylljes së parë kishte me të vërtetë një interes të rritur ndaj librave dhe leximit, i cili pak nga pak ra. Faktorët për këtë janë të shumtë dhe mjerisht situata ekonomike nuk është fare e lehtë -pavarësisht se librat janë me të vërtetë thelbësore për shpirtin tonë, kur njeriu duhet të zgjedhë se çfarë të blejë shume shpesh gjërat e përditshme, të cilat janë një pjesë nga jeta jonë, dalin përpara blerjes së librave. Prandaj, misioni ynë është të ketë mundësi për një pranim falas deri tek librat për të gjithë, përveç se librat duhet të “shkojnë“ tek njerëzit dhe kështu të risim nivelet e leximit,. Dhe kjo ndodh pikërisht përmes bibliotekave në çdo një vend të populluar”.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: abk.bg, BGNES
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..