Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk është e kërcënuar nga deficiti i vajit, miellit dhe misrit

Foto: BGNES

Gati 90 për qind e grurit, lulediellit dhe misrit të mbjellë në Bullgari janë nga varietetet hibride të importuara, megjithëse për bujqësinë bullgare këto janë tri kulturat më të rëndësishme. Në radhë të parë është gruri, si kultura më e përhapur në arë, e cila rritet në fushat e Bullgarisë së Veriut dhe Dobruxhës, në një sipërfaqe prej 10 deri në 12 milionë dynym. Pas tyre vjen luledielli, si një kulturë rezistente ndaj thatësirës, ​​nga e cila mbillen mesatarisht rreth 7 milionë dynym dhe misri i rritur në një sipërfaqe prej 3-4 milionë dynym.

Në të njëjtën kohë, ndryshe nga vendet si Greqia, Turqia, Italia, Spanja, ku bujqve u kërkohet të përdorin një përqindje të caktuar të farave vendase për mbjellje, në vendin tonë kjo nuk është një praktikë e zakonshme. Arsyeja është se nuk ka një politikë shtetërore për të mbrojtur prodhuesit bullgarë të farës, tha në një intervistë për BNR-Varna Doc. Galin Georgiev, shefe e Departamentit "Përzgjedhja e lulediellit" në Institutin Bujqësor të Dobruxhës në Gjenerall Toshevo:

“Për nga cilësia, varietetet tona të grurit nuk janë inferiore ndaj atyre të huaja, të cilat kanë rendimente më të larta, por sipas treguesve të tjerë janë më të këqija se ato bullgare. Nuk është rastësi që një nga klientët më të mëdhenj, veçanërisht për institutin tonë, janë kompanitë turke që duan grurë cilësor. Në Turqi, gjëja e parë pasi ulet në tryezë është të vendoset bukë dhe ujë. Por prodhuesit tanë po kërkojnë të fitojnë dhe prandaj fokusohen në varietetet dhe hibridet e importuara.”

Sipas Doc. Georgiev, ky trend vërehet për dhjetë vjet. Eksperti është i bindur se nuk duhet të heqim dorë nga varietetet vendase, sepse përzgjedhja bullgare është krijuar në tokën amtare dhe është përshtatur me kushtet lokale. Përveç kësaj, farat e huaja fshehin rreziqe për tokën tonë, sepse hibridet e huaja mund të sjellin shumë sëmundje:

“Nga shumë rajone marr telefonata për sëmundje të lulediellit dhe do të ketë një komprometim të rendimentit me 10-15 për qind. Sipërfaqet me luledielli këtë vit janë pothuajse të njëjta me vitin e kaluar dhe janë ende mbi 7 milionë dynym. Mirëpo, të lashtat u mbollën kur nuk dihej se do të kishte luftë dhe edhe sikur të dihej kjo, duhet të respektohen përmasa të caktuara midis drithërave dhe kulturave vajore.”

Sa i përket grurit, pritshmëria është për një korrje shumë të mirë, si dhe për elbin dhe tritikalen (një hibrid artificial midis grurit dhe thekrës). Vetëm për krahasim, gruri i korrur në vitin 2021 ishte 7.16 milionë tonë ose 52 për qind më shumë se në vitin 2020 dhe nëse të korrat zhvillohen normalisht në verën e vitit 2022, në Bullgari as këtë vit nuk do të ketë mungesë mielli. Ekspertët janë të bindur se vaji dhe misëri nuk do të mungojnë.

Përpilues: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Instituti Bujqësor i Dobruxhës


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD