Të shtunën para mesditës në Bullgarinë Perëndimore, ndërsa pasdite në pjesën qendrore të vendit, do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu dhe bubullima. Do të ketë edhe breshër. Do të vazhdojë të jetë e ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 28 dhe 33 gradë, në Sofje deri në 27 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Temperatura e ajrit do të jetë nga veriu në jug 21-26 gradë, ajo e ujit të detit 13-19 gradë, lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.
Para mesditës do të mbajë mot me vranësira në male. Pasdite do të ketë reshje dhe bubullima në masivët e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 21°, në 2000 m deri në 13°.
Të dielën temperaturat do të pësojnë rënie dhe reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin.Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..