Fëmijë të talentuar nga shkolla e Plevenit "Kolorit" u paraqitën shkëlqyeshëm në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve "Shpirti Bullgar në Tokën e Shenjtë", që u mbajt në Izrael. Aktiviteti bashkon përmes krijimtarisë fëmijët bullgarë që jetojnë në vende dhe kontinente të ndryshme. Pesë nga artistët e rinj në shkollën e Plevenit janë fitues të Çmimit të Madh në grupmosha të ndryshme - Divna Obretenova, Katrin Ilieva, Lilia Jankova, Pavell Simeonov dhe Ralica Savçeva. 35 fëmijë të tjerë u vlerësuan me çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Fëmijë nga 15 vende morën pjesë në edicionin e shtatë në internet të forumit ndërkombëtar të artit nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së qytetit Bat Jam - Zvika Brot, tha për BTA drejtuesja e shkollës në Pleven Maja Ananieva.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Art shkolla "Kolorit"Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..