Kopenhaga po pret një ngjarje në shkallë të gjerë për komunitetin bullgar në vend - panairin udhëtues "Në mejdanin e Bullgarisë tjetër". Ai realizohet me mbështetjen e Ambasadës Bullgare në kryeqytetin danez, por organizatori kryesor është klubi bullgar i kërcimit "BG Folk Ritmi", kërcimtarët e të cilit në Kopenhagë dhe Malmö numërojnë afro 50 persona. “Jemi mbledhur nga të gjitha anët e Bullgarisë, me dashuri dhe dëshirë për të kërcyer valle popullore bullgare. Ne jetojmë në dy vende fqinje - Danimarkë dhe Suedi dhe përfaqësojmë dy grupe vallëzimi të bashkuar nën një emër "BG Folk Ritmi", thonë drejtuesit e grupeve Nikollaj dhe Panka Stojanovi.
Kulmi i aktivitetit, me të cilin bashkatdhetarët tanë shënojnë festën më të ndritshme bullgare - 24 majin, është vallja e madhe në një nga parqet qendrore të kryeqytetit danez më 28 maj.
Edhe pse i pari për Danimarkën, panairi "Në mejdanin e Bullgarisë tjetër" ka një histori 7-vjeçare. Ideja për zbatimin e tij ka lindur në Francë në vitin 2015 dhe synimi i tij është që të mbahet çdo vit në një vend të ndryshëm të kontinentit. Kjo është arsyeja se pse të gjitha grupet folklorike vendase jashtë vendit e konsiderojnë atë si një mënyrë të shkëlqyer për të mbledhur dhe shkëmbyer përvojë dhe njohuri. Ndër qytetet pritëse deri më tani kanë qenë Montpellier /Francë/, Valencia /Spanjë/, Milano /Itali/, La Nusia /Spanjë/ dhe Verona /Itali/ në vitin 2020, kur për shkak të pandemisë, ngjarja shkoi tërësisht online.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..