Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Antarktida dhe banorët e saj të padukshëm nxisin interesin e shkencëtarëve të rinj bullgarë

10
Foto: arkiv personal

Antarktida frymëzoi shumë zbulime gjeografike në të kaluarën. Antarktida është një rajon që përfshin kontinentin e Antarktidës dhe ujërat dhe territoret ishullore të Oqeanit Jugor, ose rreth 20 për qind të Hemisferës Jugore. Bullgaria vendosi një prani të përhershme në Antarktidë në vitin 1988, kur u ndërtua streha bullgare në ishullin Livingston, Ishujt Shetland Jugor, shpallur për bazë kërkimore “Shën Kliment Ohridski” në vitin 1993. Në fund të të njëjtit vit, në Sofje u regjistrua Instituti Shkencor i quajtur Instituti Antarktik Bullgar. Me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 1998 ai u caktua si operator kombëtar i veprimtarisë së Republikës së Bullgarisë në Kontinentin e Akullit. Instituti Antarktik Bullgar organizon ekspedita vjetore në Antarktidë dhe menaxhon bazën polare bullgare “Shën Kliment Ohridski” në ishullin Livingston. Në ekspedita ndër vite marrin pjesë specialistë të fushave të ndryshme si gjeologji, gjeokimi, gjeofizikë, meteorologji, biologji, mjekësi etj. Rezultatet e këtyre studimeve shkencore mund të lexohen në botime të shumta të specializuara bullgare dhe ndërkombëtare.

Në shkurt 2022 u zhvillua ekspedita e 30-të shkencore në Kontinentin e Akullit. Para saj, megjithatë, ndërtuesit vunë këmbën në ishull, të ngarkuar me ndërtimin e një laboratori të ri shkencor për të zgjeruar mundësitë për zbulime të reja. Fokusi i ekspeditës jubilare të sivjetshme ishte kërkimi në fushën e mjekësisë dhe në veçanti studimi i lëkurës dhe sesi ajo ndikohet nga rrezatimi ultravjollcë. Drejtimi tjetër kishte të bëjë me studimin e psikikës njerëzore, e cila ndikohet nga cilësia e gjumit. Programi Kombëtar i Kërkimit Polar financohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Dr. Vesella Evtimova

Dr. Vesella Evtimova, hidrobiologe në Institutin e Kërkimeve të Biodiversitetit dhe Ekosistemeve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, në Departamentin e Kërkimeve të Ekosistemit Ujor ishte pjesë e ekspeditës bullgare prej 11 anëtarësh, ku morën pjesë shkencëtarë nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe kolegët e tyre nga Kanadaja dhe Austria. “Një pjesë e madhe e ekipit studionte gazet serrë që lirohen dhe përthithen nga liqenet akullnajore atje”, shpjegoi Dr. Vesella Evtimova.

“Vitet e fundit në zonën e bazës sonë në ishullin Livingston po shihet një shkrirje të të ashtuquajturës “ngrirje të përjetshme”. Nëse imagjinoni një terren që është i ngrirë, por ka grimca inerte, rërë, pika, guralecë, ka akull dhe si rezultat i shkrirjes së kësaj sipërfaqeje, formohen liqene të rinj të vegjël dhe banohen nga jeta, gjë që është tema e studimit tim. Këto janë krustace të ulëta. Qëllimi im ishte të studioja se si këto liqene të vegjël ndikohen nga rrezatimi i fortë ultravjollcë, si përshtaten kafshët me këto kushte ekstreme dhe si funksionojnë ato, d.m.th. cilat janë proceset dhe ndikimi i rrezatimit ultravjollcë mbi to. Dhe siç e dimë, rrezatimi ultravjollcë është shumë më i fortë në rajonet polare. Të punoj në Bazën Polare Bullgare është një ëndërr e realizuar për mua.”

Nuk është rastësi që kontinenti i akullit përcaktohet si një laborator kërkimor, pikërisht sepse aty dallohen qartë pasojat e proceseve globale. Aty nuk ka popullatë lokale, por vitet e fundit efekti i aktivitetit njerëzor në kontinentet e banuara po arrin dhe shihet qartë edhe në këtë pjesë të Hemisferës Jugore – shpjegon Dr. Vesella Evtimova.

“Ka një ekosistem atje të pandikuar nga aktiviteti njerëzor, një habitat në të cilin nuk kemi ndotje të drejtpërdrejtë nga industria, bujqësia, urbanizimi. Megjithatë, ka efekte që mund të shihen atje, madje edhe ndryshimet më të vogla në mjedis mund të japin një përgjigje të shpejtë përmes kafshëve që gjenden në Antarktidë, madje dhe vetë ekosistemet reagojnë. Një tjetër nga detyrat tona lidhet me thithjen dhe çlirimin e dyoksidit të karbonit. Lëshimi i këtij gazi serrë është i rëndësishëm për të gjithë planetin – ai është i lidhur me ndryshimet klimatike dhe vitet e fundit flitet për rritjen shumë më të shpejtë të tij në atmosferë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkivi personal i Vesella Evtimovës




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD