Pak ditë më parë (më 22 maj) Ljubo Kirov dha një koncert në sallën e famshme Troxy në Londër. “Ljubo bëri një shfaqje muzikore të nivelit botëror. Për më shumë se dy orë publiku këndoi me të këngët e albumit të tij të ri “Më puth”, si dhe hitet “E di”, “Të fluturojmë” e të tjera. Ljubo Kirov Live në Londër është koncerti i parë i Ljubo Kirov me përmasa të tilla jashtë Bullgarisë”, njoftoi ekipi i këngëtarit të dashur.
Bashkë me të në skenë ishte Poli Genova, me të cilën prezantuan duetin e tyre të ri “Shko në kohë”, si dhe Orlin Goranov, me të cilin kënduan “Si më parë”.
Do t’ju kujtojmë, se Ljubo Kirov është një nga këngëtarët më të dashur të estradës bullgare vitet e fundit. Ai është autor i teksteve të këngëve të tij dhe të dhjetëra këngëve për interpretues të tjerë, të cilët u kthyen në hite. Ai është kompozitor, piktor dhe producent, është mbajtës i një sërë çmimesh. Sivjet ka 5 nominime për çmimet muzikore të BG Radios. Ljubo Kirov u përfshi gjithashtu në renditjen e Forbes Bulgaria si një nga 70 personalitetet më me ndikim në vend. Koncertet dhe paraqitjet e tij në klub mbeten në zemrat e publikut me atmosferën e tyre unike.
“Më puth”:
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan ErmenkovVera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...
Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..
DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e..