Pak ditë më parë (më 22 maj) Ljubo Kirov dha një koncert në sallën e famshme Troxy në Londër. “Ljubo bëri një shfaqje muzikore të nivelit botëror. Për më shumë se dy orë publiku këndoi me të këngët e albumit të tij të ri “Më puth”, si dhe hitet “E di”, “Të fluturojmë” e të tjera. Ljubo Kirov Live në Londër është koncerti i parë i Ljubo Kirov me përmasa të tilla jashtë Bullgarisë”, njoftoi ekipi i këngëtarit të dashur.
Bashkë me të në skenë ishte Poli Genova, me të cilën prezantuan duetin e tyre të ri “Shko në kohë”, si dhe Orlin Goranov, me të cilin kënduan “Si më parë”.
Do t’ju kujtojmë, se Ljubo Kirov është një nga këngëtarët më të dashur të estradës bullgare vitet e fundit. Ai është autor i teksteve të këngëve të tij dhe të dhjetëra këngëve për interpretues të tjerë, të cilët u kthyen në hite. Ai është kompozitor, piktor dhe producent, është mbajtës i një sërë çmimesh. Sivjet ka 5 nominime për çmimet muzikore të BG Radios. Ljubo Kirov u përfshi gjithashtu në renditjen e Forbes Bulgaria si një nga 70 personalitetet më me ndikim në vend. Koncertet dhe paraqitjet e tij në klub mbeten në zemrat e publikut me atmosferën e tyre unike.
“Më puth”:
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan ErmenkovSonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..
Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..
I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..
Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që..
Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e..