26 maji është Dita e Lirisë Tatimore për bullgarët në vitin 2022. Instituti i Ekonomisë së Tregut llogariti se këtë vit po punojmë 146 ditë për shtetin për të siguruar të ardhurat fiskale. Buxheti i shtetit parashikon të ardhura mbi 57 miliardë leva (29 miliardë euro) për vitin.
Për ditë, Bullgaria prodhon 392 milionë leva (200 milionë euro) nga PBB-ja e parashikuar prej 143 miliardë leva (73 miliardë euro). Për të mbushur thesarin duhen 146 ditë. Kjo është formula me të cilën llogaritet dita e lirisë tatimore.
Duhen 58 ditë për të mbuluar taksat direkte dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Taksave indirekte u duhen edhe 54 ditë. Për vitin 2022, buxheti ka një deficit prej 5.9 miliardë leva (3 miliardë euro) ose 4.1 për qind të PBB-së. Kjo shumë është e barabartë me 15 ditë të tjera për të punuar.
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..