Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës. Dimitrov mundi Borna Coric të Kroacisë me 6:0, 6:4, 6:3 në gati dy orë. Ashtu si suksesi i startit ndaj Marcos Chiron, bullgari i renditur në vendin e 18 në skemë, nuk i dha një set kundërshtarit. Dimitrov përmirësoi arritjen nga tre paraqitjet e tij të fundit në Grand Slam kur eliminohej në raundin e dytë. Rezultati i tij më i mirë në Roland Garros ishte dy çerek finalja e vitit 2020, kur humbi nga greku Stefanos Tsitsipas.
Rivali i radhës i bullgarit në Paris do të jetë i 15-ti në skemën e turneut, argjentinasi Diego Shvarcman.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..