Priten rendimente rekord të ulëta të trëndafilave vajdhënëse këtë vit, tha për Radio Plovdiv Hristo Nikollov, Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Trëndafilit në Bullgari. Ai pret që të mblidhen nga 8000 deri në 9000 ton, me kusht se mund të mblidhen deri në 15 000 ton trëndafila. Shkak për rendimentin e ulët, i cili do të jetë afër niveleve të vitit të kaluar, është mungesa e fuqisë punëtore dhe çmimi i ulët i blerjes së luleve të grumbulluara. Bëhet fjalë për 2.50 leva (1.28 euro) për kilogram. Sipas Hristov, në 3 vitet e fundit kultivuesit e trëndafilave punojnë me një çmim afër kostos.
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..