Futbollisti bullgar Dimitër Berbatov mori një tjetër mirënjohje. Sulmuesi qendror u rendit në vendin e nëntë prestigjioz në renditjen e gazetës “Bild” për lojtarin më të mirë të Bayer (Leverkusen) të të gjitha kohërave. Ai luajti për klubin gjerman nga 2001 deri në 2006.
“Bullgari ishte një estet. Golat e tij - 91 gjithsej për Leverkusen - ishin një vepër arti. Pas refuzimit të Ulf Kirstenit, ai me të drejtë u lejua të vishte fanellën me numrin 9”, thuhet në tekstin për Berbatov.
Megjithatë, Dimitër Berbatov nuk gjen vend në ekipin ideal të Bayer (Leverkusen).
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..