Në Teatrin e Ushtrisë Bullgare u dhanë për herë të 31-të Çmimet e Askeer për arritje në lëmin e teatrit. Ceremonia kushtuar 300 vjetorit të lindjes së rilindësit të shquar bullgar Paisij Hilendarski u mbajt nën moton "Mësimi në gjuhën bullgare".
Çmimin e madh për kontributin e përgjithshëm e mori aktorja Cvetana Maneva. Meglena Karallambova mori statujën e nderit.
Maria Kavarxhikova u shpërblye për rolin kryesor femëror për interpretimin e Pilarit në "Një shfaqje spanjolle" në Teatrin e Vogël të Qytetit "Pas kanalit". Për të njëjtën pjesë, çmimin për "rolin kryesor mashkullor" e mori Malin Krëstev. Statujën për regji e mori Diana Dobreva për pjesën “Mëndafshi” në Teatrin e Plovdivit.
Pjesa “Bishti” e Zahari Karabashlievit në Teatrin Pleven me regjisor Javor Gërdev u zgjodh si shfaqja më e mirë.Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..
Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...
Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..