Në 24 orët e fundit u zbuluan 293 raste të reja me koronavirus në Bullgari. 4.46 për qind e 6573 testeve të kryera janë pozitive, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit në mesnatë. 62.46 për qind e rasteve të reja janë te persona të pavaksinuar kundër koronavirusit.
Rastet e reja janë më së shumti në Sofje - 102, pasuar nga rrethet e qyteteve Plovdiv - me 26 dhe Stara Zagora - me 17 të infektuar të rinj.
Në spitale trajtohen 483 persona me koronavirus, 41 prej të cilëve janë në repartin e terapisë intensive.
1716 persona u shëruan në 24 orë. 13 veta vdiqën në po këtë periudhë.
Mbi bazën e testeve të realizuara për një periudhë 14 ditore rastet pozitive janë 4.98 për qind.
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..