Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tradita dhe moderniteti në programin "Javët Muzikore të Sofjes - 2022"

Foto: sofiaweeks.com

Festivali i margaritarëve klasikë, zbulimeve muzikore, traditës dhe rinisë… Mbi njëqind evente me pjesëmarrës nga 17 vende në gjashtë “Javë Muzikore të Sofjes”. Bëhet fjalë për forumin më të vjetër muzikor të Sofjes. Edicioni i tij i pesëdhjetë e tretë do të përurohet më 23 maj. Koncerti i parë është i Filarmonisë së Rinisë “Pionieri” dhe i kushtohet 70 vjetorit të themelimit të orkestrës dhe 110 vjetorit të lindjes së Prof. Vlladi Simeonov, dirigjenti, i cili krijoi dhe drejtoi “Pionierin” në vazhdim të disa dekadave.

Çfarë tjetër mund të presë publiku i Sofjes?

“Së pari, këto janë përvjetorët që janë shumë të rëndësishëm për ne - thotë Prof. Momçill Georgiev, drejtor artistik i festivalit. – Përveç përvjetorëve të Franz Schubert (225 vjeç nga lindja e tij) dhe të Cezar Franck (200 vjeç), këta janë jubiletë bullgarë - 100 vjet nga lindja e kompozitorëve Aleksandër Rajçev dhe Llazar Nikollov, përvjetorët e Atanas Atanasov, Angell Kotev, Aleksandër. Tekeliev, Asen Avramov etj. Moduli i dytë është paraqitja e orkestrave bullgare, të cilën e bëjmë për të tretin vit, tani me pjesëmarrjen e "Dianopolis" nga Jamboll, Orkestrës së Dhomës nga Dobriç, Filarmonisë së Plovdivit. Së bashku me Orkestrën Filarmonike të Sofjes, bashkëorganizatorin tonë kryesor, Ansamblin e Dhomës “Solistët e Sofjes” dhe “Pionierin” po kemi një panoramë të orkestrave të dhomës dhe të orkestrave simfonike.”

Prof. Momçill Georgiev

Partnerët tradicionalë të "Javëve Muzikore të Sofjes" janë Akademia Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov" dhe Universiteti i Ri Bullgar, që marrin pjesë në një tjetër linjë të rëndësishme të programit - prezantimin e talenteve të rinj.

“Pikërisht përmes këtij partneriteti ne sigurojmë skenën e parë, regjistrimin e parë dhe ndonjëherë edhe recensionin e parë të yjeve të ardhshëm”. - Disa nga interpretuesit e rinj vijnë nga jashtë, ku ndërtojnë një karrierë të suksesshme. Ndër ta janë pianisti Asen Tançev, perkusionistja Vivi Vasileva. Do të dëgjojmë edhe shumë muzikantë të tjerë bullgarë që vijnë rrallë në Bullgari - Stefan Popov, doajenin e shkollës sonë të violonçelit, disa dyshe për violinë dhe piano: Lili Bojazhieva dhe Angelina Abaxhieva (që për herë të parë u bashkuan si duo, veçanërisht për festivalin), Jana Burova dhe Sibilla Konstantinova.

Premierat janë gjithashtu shumë të rëndësishme - për shembull, Vasill Kazanxhiev kompozoi për herë të parë një balet, premiera e të cilit është shënuar në afishen e festivalit.

Koret pësuan humbjet më të rënda në këto dy vjet - nuk patën mundësi të bënin prova dhe të jepnin koncerte. Prandaj u kushtojmë vëmendje të veçantë koncerteve korale dhe atyre vokale.

Në konferencën për shtyp, që u mbajt disa ditë para hapjes, u komentua buxhetii vogël i ndarë nga institucionet e kulturës.

“Është e vështirë kudo në botë - biletat e avionit u bënë më të shtrenjta, fluturimet shtyhen – thotë Prof. Momçill Georgiev. - Por, gjithsesi presim muzikantë nga 17 vende. Maria João Pires, pianistja me famë botërore, do të luajë për herë të parë në Bullgari së bashku me Filarmoninë e Sofjes.

“Vendi në fokus” është Brazili. Sivjet do të ketë interpretues nga Turqia, Tunizia, Maroku, Japonia, Kina, për herë të dytë kemi një koncert të muzikës bashkëkohore nga Koreja e Jugut. Do të vijnë shtatë muzikantë që luajnë në instrumentet tradicionale, të njohur si pasuri e paluajtshme kombëtare e vendit të tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD