Dezinformimi është një problem sistematik për Bullgarinë, si dhe për vendet e tjera të Evropës Lindore, tha për BNT Ministri i Qeverisjes Elektronike Bozhidar Bojanov. Sipas tij, burimi më i mundshëm i fushatave dezinformuese është pushteti në Rusi.
Në një takim pune me komisionerët dhe ekspertët e BE-së në Bruksel, Bojanov i kërkoi Komisionit Evropian që të detyrojë Facebook-un përmes Aktit të Shërbimeve Digjitale, të sigurojë për vendet informacion për trollët që përhapin lajme të rreme dhe manipuluese dhe ta përjashtojë atë automatikisht. Kjo mund të bëhet duke vendosur kontroll mbi funksionimin e algoritmeve në internet, të cilët sjellin automatikisht lajmet e rreme, shpjegoi ministri.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..