Turqia do të bëjë pazare për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Turqia nuk do të mbështesë pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, tha Recep Tayyip Erdoğan. Presidenti turk paralajmëroi qeveritë në Stokholm dhe Helsinki se nuk ka nevojë për të dërguar delegacione për ta bindur atë të mos e vërë veton. Ankaraja akuzon dy anëtarët më veriorë të BE-së se mbështesin Partinë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit të Turqisë dhe organizatën e Fethullah Gulen. Stokholmi dhe Helsinki po përgatisin vizita të ministrave të tyre të jashtëm në Ankara për të zgjidhur çështjen e vetos turke. Për të ndryshuar pozicionin e saj, Turqia pret të marrë avionë luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara, raportoi Bloomberg, duke cituar burimet e veta.
Kleri maqedonas u kthye në gjirin e Patriarkanës Serbe
Në kryeqytetin serb Beograd u mbajt Liturgjia e parë me një shërbim të përbashkët të Kryepeshkopit të Ohrit Stefan, Patriarkut serb Porfirij dhe ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, dhe të Kishës Ortodokse Serbe, njoftoi portali religija.mk. Kjo ndodhi pasi një tubim i Kishës Ortodokse Serbe në Sremski Karllovci, me kërkesë të peshkopëve maqedonas, ia dha statusin e autonomisë më të gjerë Kishës Ortodokse Maqedonase dhe hoqi skizmën mbi Shkup. Sipas kritikëve të marrëveshjes, Kisha Ortodokse Maqedonase ka hequr dorë vullnetarisht nga kërkesa e Beogradit për autoqefalinë dhe i ka kthyer statusit të Jugosllavisë të vitit 1959 të autonomisë më të gjerë brenda Kishës Ortodokse Serbe. Kështu, statusi përfundimtar i autoqefalisë do të vendoset me një konsensus të përgjithshëm ortodoks, i cili do të kërkojë pëlqimin e kishave të tjera ortodokse.
Kryeministri grek u prit nga Presidenti amerikan në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi Shtetet e Bashkuara dhe u takua me Presidentin Joe Biden. Të dy diskutuan krizën në Ukrainë dhe mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund të kontribuojnë në çlirimin e Evropës nga varësia nga gazi rus. Sipas gazetës “Kathimerini”, Biden e falënderoi Mitsotakis për "rolin udhëheqës moral të luajtur nga Greqia" pas fillimit të "pushtimit barbar rus të Ukrainës". I ftuari iu përgjigj se "vendet tona janë gjithmonë në anën e duhur të historisë". Pjesa më e madhe e diskutimit u fokusua në kthimin e Aleksandoupolis në një qendër rajonale të energjisë dhe në investimet e SHBA-së në Greqi. Mitsotakis e ftoi Bidenin për ta vizituar vendin dhe tha se Athina dëshiron të blejë një skuadron të F-35 dhe dronë pa pilot.
Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria mund të ketë një grua Presidente
Parlamenti i Shqipërisë ka nisur procedurën për zgjedhjen e Presidentit. Sipas kushtetutës votohet në pesë raunde me shumicë në rënie. Socialistët në pushtet kanë shumicën e thjeshtë të nevojshme për të zgjedhur një President në votimin e katërt ose të fundit. Partia Socialiste ka formuar një grup pune për emërimin e Kreut të Shtetit dhe tashmë ka hartuar një listë paraprake. Ajo përfshin 9 gra që kanë mbajtur tashmë poste të larta qeveritare. Mes tyre janë ish-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ish-Kryeparlamentarja Valentina Leskaj dhe ish-Prokurorja Ina Rama, transmeton Makfax.
Mbi 20% prej qipriotëve janë të huaj
Një në pesë persona që jeton në Qipro është i huaj, sipas të dhënave të para të regjistrimit të popullsisë të publikuara nga Zyra e Statistikave të vendit. Shteti i vogël mesdhetar po rritet në popullsi, por mbetet nën 1 milion. Të huajt, shtetas të BE-së dhe të vendeve të treta, janë mbi 190 000 veta, ose rreth 21% e popullsisë. Numri i tyre është rritur me më shumë se 10 000 në 10 vitet që nga regjistrimi i mëparshëm. Rrethi i Pafosit në bregun perëndimor është më i preferuari nga të huajt. Numri i bullgarëve në Qipro nuk është ende i qartë. Këto të dhëna po priten, raportoi korrespondentja e BNR-së në ishull Branisllava Bobanac.
Rumania dëshiron të rregullojë mësimet private
Rumania po përgatit një ligj që u ndalon mësuesve dhënien e mësimeve private për nxënësit në klasat e tyre në shkollë. Autoritetet duan të frenojnë praktikën që u rrit që nga fillimi i pandemisë Covid-19, raporton Romania Insider. Kufizimi do të vendoset përmes një pakete legjislative - pjesë e programit “Rumania e Arsimuar”. Një në tre fëmijë ka marrë mësime private në vitin shkollor 2019/2020. Një anketë tregon se një pjesë e madhe e prindërve besojnë se nevojiten mësime private që të marrë fëmija i tyre arsimin e duhur. Vitin e kaluar familjet kanë paguar 60 euro në muaj për mësime private.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto:EPA/BGNES
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..