Ekspozita “Dhoma e Fshehtë” mund të shihet në hapësirën e kryeqytetit “Termocentrali” deri më 25 maj. Projekti bashkon në një mënyrë bashkëkohore dokumente, video dhe arkiva të mbledhura në Projektin Ndërkombëtar “Çmimi i Lirisë dhe Demokracisë”.
“Dhoma e Fshehtë” është pjesa e fundit e një projekti që përfshin vendet e Evropës Lindore dhe Gjermaninë. Qëllimi është njohja e të rinjve të lindur pas vitit 1989 me regjimin socialist dhe jetën para vitit 1989. Ky brez nuk ka jetuar në kohën e regjimit, por ka shumë pikëpyetje për të kaluarën tonë të afërt, shpjegon në një intervistë për BNR-Radio Sofja piktorja Allbena Baeva, producente e ekspozitës.
Janë paraqitur edhe temat e demokracisë dhe traumave të tranzicionit me fokus të rinjtë nga Bullgaria, Gjermania, Polonia, Rumania, Lituania dhe Çekia.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..