262 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, ose 13 më pak se një ditë më parë. Më se 66.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër covid-19. 4.6 për qind nga 5655 testet e kryer janë pozitive, tregon portali coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 3009 në 85 928. Në spitale u shtruan 48 pacientë të infektuar. 34 nga të sapo shtruarit ose 70.83 për qind nuk ishin të vaksinuar. Numri i qëndrimeve në spital ra në 561. Në terapisë intensive janë 50 të infektuar.
Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 7 pacientë me Covid të konfirmuar. 4 nga të vdekurit nuk kishin vaksina.
Të enjten u dhanë 767 vaksina. Me to, numri i përgjithshëm i dozave arriti në 4 394 404.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..