Vëllimi i plotë i furnizimeve të gazit natyror prej 1 miliard metër kub në vit nga Azerbajxhani do të nisë më 1 korrik. Këtë e tha Ministri i Energjisë Aleksandër Nikollov në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Energjetikë.
Ai siguroi se nuk do të ketë vonesa në ndërtimin e trasesë së interkonektorit Greqi-Bullgari, njoftoi BTA. Sipas Nikollovit, çmimi për të realizuar menjëherë furnizime të gazit nga Azerbajxhani është dukshëm më i lartë se ai që mund të arrijë “Bullgargaz” me kontraktorët e tjerë. Qëllimi është të arrihet çmimi sa më i ulët në kushtet konkrete të tregut, tha Nikollov. Ai siguroi se gazi nuk do të furnizohet me çmim më të lartë se ai i kontraktuar me “Gazprom Export”.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..