Instituti Kulturor Bullgar në kryeqytetin francez shënon Ditën e Arsimit dhe Kulturës Bullgare 24 maj me shtatë ditë kushtuar librit bullgar. Nga data 18 deri më 25 maj do të prezantohen mbi 100 tituj nga autorë bashkëkohorë bullgarë, botuar nga 5 shtëpi botuese bullgare. Në Galerinë e Institutit Kulturor Bullgar publiku do të mund të zbulojë vepra të shkrimtarëve Georgi Gospodinov, Rene Karabash, Zahari Karabashliev, Joanna Elmi, Alek Popov etj. Librat do të jenë në gjuhën bullgare, si dhe ato të botuara në frëngjisht vitet e fundit.
Java e librit bullgar organizohet nga Asociacioni Artavenir në partneritet me Institutin Kulturor Bullgar në Paris.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..