Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avionë luftarakë bullgarë shoqëruan një avion turk pas një sinjali për bombë

Foto: BGNES

Avionë luftarakë bullgarë eskortuan sërish një avion pasagjerësh në hapësirën ajrore të Bullgarisë, për të cilin u mor sinjali për një mjet shpërthyes në bord. Të hënën, një aeroplan i vijave ajrore turke që fluturonte për në Antalia u shoqërua radhazi nga avionë luftarakë rumunë, bullgarë dhe turq. Avioni u ul në Turqi pa asnjë pasojë për pasagjerët dhe ekuipazhin.

Më pak se një javë më parë kishte një rast identik, sërish me një avion civil turk. Atëherë Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov komentoi se raste të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur në Gazë

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit. Informacione shtesë do të bëhen të ditura në një..

botuar më 25-03-19 5.53.MD

Mbi 600 persona dhuruan gjak në vendin tonë në një ditë për të lënduarit në Maqedoninë e Veriut

Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë të dhënat e së martës. Të gjitha qendrat e gjakut raportojnë se vala e ndjeshmërisë vazhdon..

botuar më 25-03-19 5.17.MD
Protesta e heshtur para godinës së Spitalit Shtetëror Psikiatrik në Carev Brod, rajoni i Shumenit

Kujdesi psikiatrik në Bullgari mbështetet nga 572 specialistë

Punëtorët në spitalet psikiatrike shtetërore kanë hyrë në grevë duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune, duke përfshirë mbrojtjen e duhur të vendit të punës, pasi punojnë me pacientë të rrezikshëm. Specialistët e rinj po ikin sepse nuk..

botuar më 25-03-19 3.26.MD