Avionë luftarakë bullgarë eskortuan sërish një avion pasagjerësh në hapësirën ajrore të Bullgarisë, për të cilin u mor sinjali për një mjet shpërthyes në bord. Të hënën, një aeroplan i vijave ajrore turke që fluturonte për në Antalia u shoqërua radhazi nga avionë luftarakë rumunë, bullgarë dhe turq. Avioni u ul në Turqi pa asnjë pasojë për pasagjerët dhe ekuipazhin.
Më pak se një javë më parë kishte një rast identik, sërish me një avion civil turk. Atëherë Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov komentoi se raste të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..