Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maestro Najden Todorov: Njeriu kudo mund të krijojë çudira

Foto: Facebook / @Nayden Todorov

Filarmonia e Sofjes do të mbajë një koncert në sallën e Vjenës Musikverein. Në programin e Orkestrës Simfonike Kombëtare nën drejtimin e dirigjentit Najden Todorov është suita groteske  “Xha Ganjo” nga klasiku bullgar  Veselin Stojanov dhe akoma Vallëzime Sllave numër 2 dhe numër 8 nga Dvořák dhe Simfonia numër 5 e Çajkovskit. Takimi me publikun në një nga sallat më prestigjioze në botë është më 17 maj.

Nuk është sekret se, për kohën në të cilën ai është drejtor i Filarmonisë së Sofjes, mundi të ndryshojë jetën e koncerteve jo vetëm në kryeqytetin bullgar, por dhe në vend, në sajë të kontakteve të veta nëpër të gjithë botën dhe mjeshtërinë e tij të jetë një lider, i cili frymëzon, motivon dhe nuk heq dorë nga qëllimet e tij të vizatuara të larta. Në afishen e orkestrës në sezonet e fundit të koncerteve janë emrat nga skenat botërore muzikore, interpretues dhe dirigjentë , të cilët janë një nder madje dhe për grupet më prestigjioze nëpër botë. 

Pas diplomimit në Universitetin e Arteve të Vjenës, në konkursin “Leonard Bernstein” ai fiton një bursë njëvjeçare për të studiuar në Jerusalem.Pason një periudhë jashtëzakonisht krijuese. Bashkë me arsimimin, punon dhe si trumbetar në Orkestrën Simfonike të Izraelit. Shpejt pas kësaj, gjatë një konkurrence serioze, fiton konkurs për krye dirigjent i Orkestrës Simfonike në qytetin Haifa. “Isha 25 vjeç, diçka si fëmija e orkestrës, silleshin në mënyrë të  mrekullueshme me mua, ndoshta më kane falur disa budallallëqe qe kam bërë. Aty u mësova sesi të sillem me muzikantët e orkestrës, që të nxjerrë maksimalen prej tyre”- rikujtohet maestroja. Pozita tjetër e rëndësishme është në qytetin e tij të lindjes dhe orkestra e ëndërruar - krye dirigjent i Filarmonisë së Plovdivit.


“Aty bëra debutimin tim dhe si dirigjent i operës - vazhdon Najden Todorov. - Në të njëjtën kohë për herë të parë dirigjoja Filarmoninë e Sofjes. Akoma mbaj mend çdo një minutë nga prova e parë në Sallën “Bëllgaria”, e cila gjithmonë ka qenë si një tempull për mua. Duhet të them se në kohë kjo nuk ndryshoi. Pas Plovdivit, ku u largova pasi u ndërrua drejtori, Mihaill Angjellov - dirigjenti i madh bullgar, më ftoi të punoj në Burgas. U ktheva për të jetuar në Vjenë dhe udhëtoja për prova dhe koncerte në Burgas. Punova me udhëtime të shumta dhe me orkestrat në Vraca dhe Vidin. U njoha me bashkëshorten time të ardhshme gjatë kohës së një udhëtimi deri në Itali, kurse kur u martuam, u kthyem në Bullgari. Aplikova për drejtor të operës së Ruses. E fitova vendin dhe mbeta më shumë se 11 vjet - një nga periudhat më të mira në jetën time. Deri në këtë moment kisha përvojë me orkestër, por të drejtosh nga ana administrative, është një gjë krejt e ndryshme. Kur kisha problem, shpesh kërkoja këshillë nga drejtori i orkestrës në Haifa, me të cilin bisedoja në telefon. Nuk doja që të ik nga Ruse, aty kam shokë, të cilët dhe sot e kësaj dite më mungojnë shumë, por vendosa se duhet të vazhdoj si dirigjent.”

Gjatë asaj kohe përpara Najden Todorovit ka disa mundësi - Vjena, Egjipti e të tjera. Ai zgjedh konkursin për drejtor të Filarmonisë së Sofjes.

“Për mua ky është një nga ishujt e pakët të ruajtur  të muzikës klasike në Bullgari. Filarmonia e Sofjes në këtë moment po e vazhdon rrugën e vet tatëpjetë dhe unë jam shumë i lumtur, se mund të jem një pjesë nga kjo rrugë. Ky është një grup me një histori të shkëlqyer, të cilën shumë pak njerëz e njohin. Një nga ëndrrat e mia është që me këtë grup të tregojmë, se nuk ka gjëra të pamundura, madje dhe në Bullgari. Se me një dëshirë të mirë dhe punë gjithmonë arrihen çudira dhe nuk ka rëndësi se ku gjendet njeriu. Ky është dhe shkaku që disa herëtë zgjedh të kthehem në Bullgari.


Filarmonia e Sofjes është orkestra kombëtare e Bullgarisë, kurse unë jam bullgar dhe është më se e natyrshme që kjo orkestër të jetë në vend të parë për mua. Duke punuar me ta, duke arritur suksese, ne e dëshmojmë veten jo vetëm në drejtimin muzikor, ne dëshmojmë Bullgarinë  kurse për mua kjo është më e rëndësishmja. Agjencitë në Vjenë, Berlin, Londër, Nju Jork, na japin artistë të shkëlqyer, me të cilët mundim të krenohemi përpara botës. Ka dhe bullgarë, të cilët bëjnë çdo gjë të mundur për vendin e vet. Jam shumë i lumtur se njerëz si Sonja Jonçeva, Vesko Eshkenazi, Svetlin Rusev, Ljudmill Angjellov nuk e harrojnë Bullgarinë. Ata janë krenaria jonë bashkëkohore”.

Ja dhe si duket harta “personale” e botës për maestron:

“Më shumë koncerte kam pasur në Gjermani, më shumë dua që të kem në Austri. Vendet, të cilat më kanë sjellë përjetime më të shumta të reja janë Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Një prani më të ngrohtë nga publiku kam ndier në Itali. Vendi në të cilin ndihem më i shqetësuar sesi do të pranohet kjo, që jam duke bërë - dhe nga orkestra dhe nga ana e publikut është Bullgaria - gjithmonë në shtëpi është më e vështirë. Përpara 2 vjetëve realizova një nga ëndrrat e mia - të kem një koncert në sallën e dashur prej meje Myzikferajn  në Vjenë, me orkestrën time të dashur, me të cilën punoj - Filarmoninë e Sofjes. Shpresoj që ky është vetëm fillimi  i një vargu koncertesh, të cilët i bëjmë bashkë në sallat më prestigjioze për koncerte.” 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / @Nayden Todorov, Facebook /@Sofia Philharmonic, sofiaphilharmonic.com, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD