264 luftëtarë ukrainas të plagosur u evakuuan me autobus nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Ata mbeten në territorin e pushtuar nga Rusia dhe do të shkëmbehen me ushtarakë rusë të kapur, tha Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maljar.
Mbrojtësit e Azovstal kanë kryer misionin e tyre, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. “Gozhdimi” i forcave kryesore armike rreth Mariupolit e ka lejuar ushtrinë ukrainase të krijojë linja mbrojtëse në të cilat ajo vazhdon të sigurojë një rezistencë të denjë ndaj agresionit, thuhet në deklaratë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se në ditën e 82-të të luftës, me ndihmën e OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ai shpreson të shpëtohet jeta e mbrojtësve në Azovstal. “Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë. Ky është parimi ynë”, theksoi Zelenski.
Ndërkaq, Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje për paketën e 6-të të sanksioneve kundër Rusisë, tha Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell. Por Këshilli i Ministrave të Jashtëm ka miratuar ndarjen e 500 milionë eurove të tjera ndihmë për Ukrainën për blerjen e armëve, me të cilat ndihma totale e BE-së për vendin i kalon 2 miliardë euro, raporton REUTERS.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..