264 luftëtarë ukrainas të plagosur u evakuuan me autobus nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Ata mbeten në territorin e pushtuar nga Rusia dhe do të shkëmbehen me ushtarakë rusë të kapur, tha Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maljar.
Mbrojtësit e Azovstal kanë kryer misionin e tyre, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. “Gozhdimi” i forcave kryesore armike rreth Mariupolit e ka lejuar ushtrinë ukrainase të krijojë linja mbrojtëse në të cilat ajo vazhdon të sigurojë një rezistencë të denjë ndaj agresionit, thuhet në deklaratë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se në ditën e 82-të të luftës, me ndihmën e OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ai shpreson të shpëtohet jeta e mbrojtësve në Azovstal. “Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë. Ky është parimi ynë”, theksoi Zelenski.
Ndërkaq, Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje për paketën e 6-të të sanksioneve kundër Rusisë, tha Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell. Por Këshilli i Ministrave të Jashtëm ka miratuar ndarjen e 500 milionë eurove të tjera ndihmë për Ukrainën për blerjen e armëve, me të cilat ndihma totale e BE-së për vendin i kalon 2 miliardë euro, raporton REUTERS.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..