Përpara ca kohe ju treguam për ekipin e shkencëtarëve nga Instituti i Elektrokimisë dhe Sistemeve Energjetike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilët u nisën për të zbuluar metoda të reja të prodhimit të hidrogjenit për të parandaluar ndryshimin progresiv të klimës.
Tani ju prezantojmë projektin Decarbonizer, zhvilluar nga startupi i Varnës Tehnovatorë Varnës. Në krye të ekipit të shkencëtarëve të rinj janë inxhinierët Kalin Nikollov, doktorant nga Universiteti Teknik në qytetin Varna dhe Mihaill Simov. Decarbonizer përbën një sistem për prodhimin e hidroksidit të hidrogjenit që do të instalohet në motorët me djegie të brendshme. Sipas Inxhinierit Nikollov, teknologjia është e vjetër, por së bashku me kolegët e tij po përpiqen ta përditësojnë, duke u bazuar në hulumtime shumë serioze shkencore të cilat të shërbejnë si dëshmi të efektivitetit të saj."Qëllimi ynë kryesor është ndërtimi dhe futja në përdorim e kafazeve të tillë në motorët e anijeve, sepse tek ato efekti nga ulja e emisioneve do të jetë më i madh, por dhe vet industria e anijeve është nën një presion të madh institucional që të pakësojë gazrat e dëmshme”, tregon përpara BNR-Varna inxhinieri Nikollov. Ai shtoi se në këtë moment po bisedojnë me një firmë nga Varna, pronare e një anijeje për peshk, në të cilën të fillojnë provat dhe në ujë, pasi ekipi i saj tashmë ka arritur sukses në tokë. Prototipi i parë i projektit tanimë është i instaluar në autobus në bashkinë Dëllgopoll, e cila gjatë viteve të fundit ka disa dekorime për politika inovative. Matjet e bëra para dhe pas instalimit të Decarbonizerit kanë treguar ulje deri në 20% të gazeve të dëmshme, ndërsa në makinat më të vogla përqindja arrin në 30. Shkencëtari i ri sqaroi se punimi i tyre arrin dy nga qëllimet e OKB-së për një zhvillim të qëndrueshëm - një efikasitet të rritur energjetik dhe një nivel më të ulët të gazrave të serës. Projekti Decarbonizer fitoi njohjen e vet në edicionin e fundit të programit “Sipërmarrës në shkencë”, kurse më 20 maj do të prezantohet dhe në Sofje në forumin teknologjik Innovation Starter, kushtuar emetimeve zero të mbetjeve.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..