Në 24 orët e fundit u regjistruan 422 raste të reja me Covid në vend, 202 raste më pak se një ditë më parë. 60.6 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të imunizuar. 5.5 për qind e 7563 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv ra me 2784 veta në 128 321. Për trajtim spitalor u pranuan 77 pacientë të infektuar. 57 nga të sapo shtruarit ose 74 për qind nuk ishin të vaksinuar. Numri i qëndrimeve në spital u ul me 69 në 646. Në terapi intensive janë 72 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 13 pacientë me Covid të konfirmuar. 12 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. U shëruan 3193.
Të martën u dhanë 1070 vaksina. 2 057 158 persona janë me imunizim të përfunduar.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..