Në Uashington, Kryeministri Kirill Petkov u takua me Nënpresidenten e SHBA-së Kamala Harris.
“Ne kemi konfirmuar partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe angazhimin tonë për të diversifikuar furnizimet energjetike. Ne do të punojmë për të thelluar bashkëpunimin në interes të të dy vendeve - për të arritur pavarësinë e gazit për Bullgarinë dhe rajonin”, shkroi Petkov në Facebook
Në bisededimet në Shtëpinë e Bardhë, u ra dakord për dërgesat e gazit të lëngshëm natyror në Bullgari me çmime nën ato të Gazprom, të cilat do të fillojnë në qershor, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
kraina do të ndërpresë një të tretën e furnizimit me gaz rus në Evropë përmes një pike kryesore tranziti në rajonin e Luganskut, duke fajësuar pushtuesit rusë, të cilët morën nën kontroll një stacion kryesor të gazit. “Gazprom” njoftoi se kalimi alternativ i propozuar i tranzitit përmes një stacioni në rajonin Sumi të kontrolluar nga Ukraina është teknikisht i pamundur.
Në 24 orët e fundit, ushtria ukrainase zmbrapsi 12 sulme ruse në Donbas dhe vazhdoi ofensivën e saj në veri të Harkov. Kjo e ka detyruar Moskën të transferojë trupat ruse nga Izjum në përpjekje për të ndaluar ukrainasit që të zhvillojnë suksesin e tyre, njoftoi Instituti Amerikan për Studime të Luftës (ISW).
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..