Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

21 janë të vdekurit me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit

Foto: BGNES

624 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, pra 473 raste më shumë se një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë të imunizuar. 6.9 për qind e 9039 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv ra nga 1851 në 131 105. Për trajtim spitalor u shtruan 138 persona të infektuar me koronavirusin. 106 nga të sapo shtruarit ose 76.81 për qind nuk ​​kanë vaksina kundër Covid-19. Numri i pacientëve të shtruar në spitale ra në 715. Në terapi intensive janë 73 të infektuar.

Në 24 orët e fundit vdiqën 21 pacientë me Covid të konfirmuar. 20 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. U shëruan 2454 persona.

Të hënën u bënë 893 vaksina. 2 056 923 persona janë me cikël të përfunduar të imunizimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD