Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta dhe e ardhmja e BE-së – pikëpamjet e të rinjve bullgarë

Foto: arkiv

Çdo vit Dita e Evropës, të cilën e shënojmë më 9 maj, na rikujton për deklaratën e bërë në vitin 1950 nga Ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, duke hedhur themelet e Bashkimit Evropian. Një parim themelor në të është të kuptuarit e tij se në Evropë nevojitet një lloj i ri marrëdhëniesh që nuk do të lejojnë që kontinenti të tërhiqet në një luftë të re.

72 vjet pas këtij dokumenti dhe 77 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, përsëri jemi dëshmitarë të një agresioni dhe të veprimeve ushtarake midis dy shteteve fqinjë në kontinentin tonë. Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt dhe lufta e vazhdueshme 75-ditore kanë ndryshuar përgjithmonë prioritetet e vendeve të prekura, dhe Evropës së bashkuar.Çështja e reformës dhe e ndryshimit në kursin aktual të BE-së do të tingëllojë gjithnjë e më e qartë në periudhën deri dhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

Në përpjekje për të reflektuar mbi sfidat e ndryshimit dhe rëndësinë e Bashkimit Evropian në jetën e të rinjve sot, ne kërkuam mendimin e njerëzve, fëmijëria dhe adoleshenca e të cilëve ka kaluar pas vitit 1990. Bullgaria u bë pjesë e familjes evropiane në vitin 2007, kur shumica e tyre kanë qenë ende në shkollë.

“Pavarësisht se kam qenë akoma nxënës, më kujtohet qartë euforia, kur ne e kuptuam se qëllimi shumëvjeçar i vendit tonë tanimë është realizuar. E shikojmë sesa e rëndësishme është që të jemi një pjesë e një bashkimi të tillë, sepse rreziqet me të cilat përballet bota nuk janë të vogla - thotë politologu Ivan-Asen Ivanov.

Ivan-Assen Ivanov

Sipas fjalëve të tij, përfshirja e Bashkimit Evropian në konfliktin aktual midis Rusisë dhe Ukrainës është logjike, pasi prek një popull me identitet evropian.

Lufta në Ukrainë tregoi çrje të shumta në bllokun monolit të shteteve anëtare që i përfaqëson Bashkimi Evropian.Unë nxitoj të siguroj se kjo nuk është një ekzit i ri, një dalje e re, por një varësi afatgjatë energjetike si dhe të lëndëve të para nga vendet e treta - thotë analisti politik Dimitër Stojanov. “Qëllimi kryesor për Bashkimin Evropian në situatën e tanishme gjeopolitike është sigurimi i zinxhirëve të furnizimit të lëndëve të para ":

Dimitar Stojanov

“Kur realiteti politik ve kushte ekonomike, ti duhet të hedhësh vështrim drejt tyre dhe të gjesh mekanizëm për një furnizim alternativ të ekonomisë tënde, që të mund të ketë ajo resurse, me të cilat të funksionojë - është i bindur Stojanov. - Veprimet të cilat Bashkimi Evropian mund ti ndërmarrë, për të krijuar pavarësinë e burimeve  dhe të energjisë nga Rusia janë shumë më të lehta për t'u bërë sesa zgjidhja e çështjeve politike. Prandaj, sipas meje, veprimet dhe reformat të cilat Bashkimi Evropian duhet t’i ndërmarrë pas përfundimit të luftës në Ukrainë, duhet të jenë të drejtuara në sferat e ekonomisë, të energjetikës, të kujdesit social, si dhe në drejtimin e ndërtimit të një mekanizmi mundësisht më të shpejt dhe adekuat për marrjen e vendimeve në kuadrin e tij.”

Shkencëtari politik Jusef Dakak e sheh BE-në jo si një "bashkim artificial të shteteve, por si një shtrirje dhe vazhdimësi natyrore të Perandorisë Romake":

Yousef Dakak

“Mbase në këtë moment Bashkimi Evropian nuk duket në mënyrë shumë tërheqëse dhe mjerisht është kthyer në diçka mjaft burokratike, por kjo se nuk pëlqejmë diçka në Bashkimin Evropian, në asnjë mënyrë nuk duhet të na bëjë euro skeptikë. Unë jam optimist dhe nuk mendoj se, krizat, të cilat i përjetoi Bashkimi Evropian gjatë viteve të fundit, duhet të na shërbejnë si një vath në vesh, që të mund të kërkojmë rrugën drejt atij Bashkim Evropian, të krijuar në mesin e shekullit të 20.”

Ndjekja e ndërgjegjësimit më të mirë për përfitimet e drejtpërdrejta të anëtarësimit të Bullgarisë në BE duhet të jetë prijëse për të reduktuar ndikimin e euro skepticizmit në shoqëri - thotë juristja dhe politologe Lidia Daskallova.

Lidia Daskalova

“Për mua vendi i Bullgarisë është pikërisht në Bashkimin Evropian, kurse vlerat, të cilat ne i shpallim duhet të jenë në solidaritet me vlerat evropiane dhe kjo është rruga që duhet të vazhdojmë të ndjekim. Detyra jonë ështëtë fillojmë të edukojmë këtë fillimisht mes miqve dhe të njohurve tanë, kurse ndonjë ditë dhe tek fëmijët tanë. Për Bullgarinë nuk ka asgjë më të mirë nga kjo që të jetë një anëtare e plotëlefshme dhe një pjesë nga Bashkimi Evropian si dhe të mos jetë mes të fundit në klasifikimet mbi të gjitha treguesit, të treguar nga të tjerët për një shembull të keq. Vendi ynë ka një potencial për zhvillim, të cilin ne duhet ta zhvillojmë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv, arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD