Në lidhje me përvjetorin e 77-të nga fitorja mbi nazizmin dhe në shenje respekti ndaj të gjithë Bullgarëve të vdekur në Luftën e Dytë Botërore, Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova vendosën lule para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje. “Sot është një ditë nderimi për pak veteranët bullgarë të mbijetuar Luftën e Dytë Botërore, për mijëra bullgarët që morën pjesë në të dhe për mijëra viktimat tona që kontribuuan me jetën e tyre për Evropën e Bashkuar në të cilën jetojmë sot”, tha kreu i shtetit. Pas ceremonisë Rumen Radev dhe Ilijana Jotova asistuan në ritin e ngritjes së flamurit të Bashkimit Evropian para Presidencës për të shënuar Ditën e Evropës. Presidenti Radev pranoi rojës nderi të Gardës Kombëtare.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske para Monumentit të Ushtarit të Panjohur, Rumen Radev tha se është jashtëzakonisht e pavend dhe e pashëndetshme t’i jepen Bullgarisë ultimatume për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Radev theksoi se presioni i jashtëm ndaj Bullgarisë “mund të frenohet kur ka qëndrime të qarta dhe ato marrin parasysh jo vetëm interesin bullgar por edhe të vërtetën". Kreu i shtetit kujtoi se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut, një shkelje e kritereve të Kopenhagës, një gjuhë urrejtjeje që është e papajtueshme me parimet dhe vlerat evropiane.
Në lidhje me krizën energjetike, Rumen Radev theksoi se varësia e Bullgarisë nga gazi dhe nafta ruse është e madhe, pasi nuk është arritur diversifikimi ndër vite dhe tani duhet të kërkohen zgjidhje në interes të Bullgarisë. “Ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, bullgarët janë më të varfëritë dhe më të varfëritë në energji dhe kjo duhet të merret parasysh.” Nëse kjo nuk arrihet, sipas presidentit, vendi ynë rrezikohet nga një krizë e rëndë ekonomike dhe sociale, me të gjitha pasojat, edhe për ata që janë aktualisht në pushtet.
Sa i përket temës së zgjedhjeve të parakohshme, Radev komentoi se kjo është zgjidhja e fundit, por mbi të gjitha duhet të jetë interesi bullgar. “Unë pres që qeveria të ketë një ide shumë të qartë se si jetojnë bullgarët dhe çfarë duan dhe të dëgjojë zërin e tyre”, komentoi kreu i shtetit.
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..