Këshilltarët bashkiakë nga “Bullgaria Demokratike” dhe avokati Mihaill Petrov nga VMRO kërkuan që Bashkia e Sofjes të ndalojë nismën “Regjimentin e Pavdekshëm” për shkak të luftës në Ukrainë. Parakalimi sot organizohet nga Fondacioni “Regjimenti i Pavdekshëm” në lidhje me përvjetorin e shpartallimit të Gjermanisë naziste. Organizatorët po u bëjnë thirrje trashëgimtarëve të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore të sjellin foto të të afërmve të tyre të përfshirë në luftën antifashiste. Proçesione parashikohen të organizohen në qytetet Plovdiv, Burgas, Varna dhe Sofje.
Më vonë gjatë ditës, një marshim për liri dhe paqe u shpall në qendër të Sofjes, që kulmoi përpara ambasadës ruse me një demonstratë kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase njoftuan për 60 viktima të një tjetër sulmi me bombë në Lugansk. Sipas Guvernatorit të krahinës së Luganskut, Serhij Gajdaj, 90 persona u strehuan në ndërtesën e shkollës në fshatin ukrainas Bilohorivka, ndërsa të shtunën një aeroplan rus hodhi bombë, 30 persona u shpëtuan. Nuk ka asnjë koment nga pala ruse.
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..