Pas refuzimit të qeverisë bullgare për të paguar gazin natyror rus në rubla, vendimi i Moskës për të pezulluar furnizimet nuk vonoi.Por, kjo e vuri kabinetin e Kryeministrit Kiril Petkov në një sprovë jashtëzakonisht të vështirë me një përfundim të paqartë.
Deri në këtë moment, Bullgaria konsumonte rreth 3 miliardë metra kub në vit, 90% e të cilave importohej nga Rusia.Në skemën e përgjithshme, konsumatorët më të mëdhenj të gazit natyror janë kompanitë e ngrohjes qendrore. Kuptohet se, në fund të stinës së ngrohjes mungesa e gazit nuk do të ndihet kaq ndjeshëm nga ekonomitë shtëpiake. Më e rëndësishme është çështja me prodhimet, të cilët sipas mendimit të ekspertëve nuk do të zgjasin më shumë se një muaj.
Shtimi i çmimit të gazit natyror do të çojë deri në rritjen e tensionitsocial - paralajmëroi Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Siguri Kombëtare” Pllamen Tonçev gjatë kohës së seancës së jashtëzakonshme parlamentare e 4 majit lidhur me pezullimin e furnizimit me gaz natyror nga Gazprom. Dhe nëse nuk sigurohen në kohë burime alternative dhe çmimet vazhdojnë të lëvizin tatëpjetë, veçanërisht të cenueshme bëhen prodhimet me regjim të vazhdueshëm.
Në këtë etapë asnjë nuk mund të prognozojë sesa do të zgjasë kjo krizë, sa do të kushtojnë furnizimet alternative dhe si do të ndikojë kjo mbi inflacionin. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Anton Petrov, Kryetar i Shoqatës Bullgare të Industrisë Metalurgjike komentoi se "nuk ka asnjë kompani në botë që mund të përballojë një goditje të tillë me një rritje 30-35-40% të çmimit të gazit" brenda pak ditësh pa paralajmërim:
“Në këtë moment jemi duke blerë një produkt, i cili nuk ka çmim, i cili mbase do të na thuhet në datën 10. Pazari qe kryesisht i gazit rus në Bullgari. Kemi marrëveshje vjetore me “Bullgargaz” dhe mendonim se kemi stabilitet dhe një parashikueshmëri. Në një ndërmarrje të madhe, të mos dish se sa të kushtojnë energjia dhe lëndët e para dhe të prodhosh është katastrofale, është vdekje.Befas, më 27 prill, mësojmë se dërgesat janë ndalur, pa alternativë.Qeveria ka vendosur që të jetë e para, që nuk do të paguajë gazin.Jemi shumë të vegjël, jemi shumë të pambrojtur që të kemi pozicione kaq ekstreme.Ekonomia jonë është më e dobëta në të gjithë Evropën, nuk mund të durojë ngarkesa të tilla. Nëse duam të kemi ekonomi, duhet të jemi të krahasueshëm të paktën me konkurrentët tanë evropianë. Çmime të tilla për ndërmarrjet në Evropë, mund të verifikohet, nuk ka” - është kategorik Anton Petrov.
Cili do të ishte vendimi më i mirë?
“Bullgaria është një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe kjo çështje mund të zgjidhet lehtësisht brenda vendit. Këto para, që shkojnë për kompanitë energjetike si fitime të tepërta, në kushtet aktuale të krizës duhet të rishpërndahen dhe t'i kthehen industrisë kështu që ajo të funksionojë në mënyrë konkurruese - tha Kryetari i Shoqatës së Industrisë Metalurgjike. - Formula të cilën ne e propozojmë është 75% për industrinë dhe 25% për shoqëritë. Ky kompensim deri diku do të vonojë inflacionin. Aktualisht paratë shkojnë në energjetikë, industria nuk mund të zhvillohet, disa kompani tanimë po i ndalojnë prodhimet e veta dhe inflacioni po rritet.”
Tani për tani, alternativa e vizatuar nga qeveria bullgare është që vendi ynë të furnizohet me gaz natyror nga terminali i ishullit grek Revitusa. Po punohet dhe mbi ndërtimin e terminalit për një gaz të lëngësuar tek Aleksandrupolis, ku Bullgaria pronëson 20% të kapitalit. Pavarësisht nga kjo, pritet që këto furnizime të shtrenjtohen me më shumë se 30%, sepse sasia përmes Greqisë është e pamjaftueshme, që të kënaqë nevojat e vendit tonë dhe do të nevojitet q për të blerë gaz me çmime spot, të cilat janë mjaft të larta, parashikon ish-Ministri i Energjetikës Rumen Ovçarov:
“Janë të njohura faturat me të cilat Bullgargaz furnizon gaz natyror në maj, si dhe kuotat e Duch TTF për muajin prill - me 30 euro për megavat/orë më pak.Nëse do ta kishim transferuar në çmimin që është 70 euro, ai mund të ishte ulur në 50 euro.Në vend të këtij reduktimi, padyshim që do të kemi një rritje të furnizimeve përmes Greqisëdhe do të paguajmë mbi 100 euro. Madje dhe me përzierjen me gazin Azer çmimi nuk ka sesi të bëhet nën 90 euro. Në praktikë del se, diferenca në çmim, të cilin do të paguajmë në krahasim me konkurrencën e industrisë bullgare, që shfrytëzon gaz, është pothuajse dyfish”.
Cilat janë pasojat? Përveç për shtrenjtimin e mallrave të dorës së parë, ekspertët ekonomikë paralajmërojnë për falimentime të spitaleve, të shkollave, të komunave të vogla.... Patjetër që do të prekë pashmangshmërisht qytetarin e zakonshëm bullgar, i cili edhe në këtë fazë mezi mbijeton.
Autore: Darina Grigorova /janë përdorur intervista të BNR-“Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, EPA/BGNES
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..