Më 7 maj nga ora 11.00 në fshatin malor Petriç do të zhvillohet për herë të parë Festivali i Bizhuterive. Ai është i lidhur me festimin e 146 vjetorit nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në fshatin Petriç dhe vizitën e aristokrates angleze lejdi Emili Strangford gjatë vitit 1877 në fshat. Aty ajo ndërton dhe pajis spitale dhe përkrah luftërat nacional-çlirimtare të bullgarëve.
Në lidhje me këtë në Petriç organizohet një rikrijim i ngjarjeve të Kryengritjes së Prillit, fishekzjarrë dhe shumë ngjarje të tjera.Parashikohet pjesëmarrje e artistëve, grupeve të veçanta dhe interpretime individuale jo vetëm nga regjioni i vendit, por dhe nga Rrethinat Perëndimore të Serbisë, por dhe e bullgarëve besarabë. Krenaria e madhe e fshatit Petriç është medaljoni unik i lejdi Emili Strangford, i dhuruar shkrimtarit tonë të njohur Ivan Vazov, i cili e lavdëron dhe e lartëson dhuruesen në vitin 1876 në poezinë e tij “Për mirëbërësen tonë”.Sot medaljoni i lashtë është një pjesë nga ekspozita e muzeut në fshat, dhe pikërisht ai është shkak të organizohet festivali i parë i bizhuterive atje. Me të, vendasit e vënë theksin në artin, zejtarinë dhe folklorin bullgar.
Në ngjarje do të marrin pjesë dhe krijues dhe zanatçinj, të cilët paraqesin bizhuteri të punuara në dorë, të cilët do ti vendosin punëtoritë e tyre artistike dhe atelietë në zonën e formuar artistike në qendrën e fshatit Petriç. Për gjendjen festive do të kujdesen dhe interpretues të njohur të folklorit autentik dhe të modernizuar.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..