Parlamenti bullgar duhet të vendosë nëse vendi do të japë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në një këshill të koalicionit, partitë në pushtet diskutuan çështjen, por pas një takimi dy orësh, këshilli përfundoi pa një vendim konkret apo deklaratë të përgjithshme.
Para takimit, Lena Borisllavova, shefe e zyrës së kryeministrit Kirill Petkov, komentoi se nuk beson se koalicioni do të shpërbëhet për shkak të Ukrainës. Lidhur me fjalët e presidentit Rumen Radev se vendimmarrësit duhet të kenë parasysh sigurinë e bullgarëve, Borisllavova tha: "Konflikti është shumë afër kufijve të Polonisë dhe Rumanisë. Këto janë vende që dërgojnë ndihma ushtarake. Siguria e tyre kombëtare varet nga siguria kolektive e Evropës dhe NATO-s”.
Gjatë 24 orëve të fundit ushtria ukrainase zmbrapsi 12 sulme ruse në Donbas, veçanërisht luftime të rënda në Popasnaja, ku ushtria ruse po përpiqet të depërtojë për të rrethuar qytetin e Severnodoneckut, raportoi agjencia ukrainase UNIAN.
Sulmet ruse në Ukrainën lindore të martën vranë 21 civilë dhe plagosën akoma 27 , raportoi AFP. Ky është numri më i madh i viktimave për 24 orë për rreth një muaj, shkruan agjencia.Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..