Në disa qytete të Bullgarisë, duke përfshirë Sofjen, Burgasin dhe Varnën, mbahet sonte nisma “Marshi mbarëbullgar për paqe dhe neutralitet”. Qindra protestues u mbledhën para ndërtesës së Kuvendit Popullor në Sofje dhe lëvizja tashmë është e bllokuar, njoftoi reporteri ynë Daniell Inkov. Me valëvitjen e flamujve bullgarë, protestuesit u shprehën kundër propozimit për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe kërkuan neutralitetin e vendit tonë në luftë.
“Unë po dërgoj një mesazh paqeruajtës. Bullgaria duhet të jetë paqebërëse. Ajo i dha krishterimin si Rusisë ashtu edhe Ukrainës. Ajo është nëna e Rusisë dhe e Ukrainës. Një nënë nuk i jep armë fëmijës së saj më të dobët. Kur dy fëmijë janë duke luftuar, ajo po i ndahet”, i tha gazetarit tonë një protestues.
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..